Stefano Pioli me siguri i ka rrudhur buzët ditën e sotme, pasi mbrojtësi Fode Ballo-Toure e ka lënë në mes seancën stërvitore në prag të ndeshjes kundër Portos.
Anësori i krahut të majtë është në dyshim për duelin ndaj portugezëve në Champions League, si dhe për derbin ndaj Interit në San Siro.
Nesër ai nuk ishte programuar titullar, pasi do të luajë Theo Hernandez. Halli është për derbin, pasi mbrojtësi i Francës u ndëshkua me karton të kuq kundër Romës.
Me Ballou-Toure në dyshim, Stefano Pioli duhet të mendojë për ndonjë ide tjetër. Gjithsesi shpreson që senegalezi të mos ketë diçka serioze dhe të jetë gati për duelin e së dielës të paktën. / oversport.tv