Ankth te PSG për Neymar, L’Equipe: Minimalisht e ka mbyllur vitin

Neymar u largua me barelë nga fusha e blertë në fund të ndeshjes së djeshme kundër St Etienne. Braziliani dëmtoi kyçin e këmbës dhe ka probleme me kaviljen tani.

Pritet që së shpejti sulmuesi i PSG të kryejë testet mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit dhe lajmet që vijnë nuk janë të mira.

Sipas “L’Equipe”, na rastin më të mirë Neymar do të duhet të qëndrojë 6 javë jashtë fushave të blerta dhe praktikisht e ka mbyllur për këtë vit kalendarik.

Neymar doli nga fusha me lot në sy, ndërsa më pas në rrjetet sociale shkruante: “Për fat të keq, këto goditje janë pjesë e jetës së një futbollisti.

Nuk mund të bëjmë asgjë për këtë, ndaj të ngremë kokën dhe shkojmë gjithmonë përpara. Do të kthehem më i mirë dhe më i fortë se më parë”. / oversport.tv