Ankth tek Inter për De Vrij, Inzaghi pret përgjigjen e mjekëve për dëmtimin

Interi u eliminua nga Champions League dhe tani sytë janë nga Serie A dhe Kupa e Italisë. Në ndeshjen kundër Liverpool pati një problem në skuadrën e Simone Inzaghi.

Trajneri italian, në fundin e pjesës së parë u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar. Holandezi Stefan De Vrij ndjeu një shqetësim dhe nuk mund të vazhdonte më.

Mediat në Itali raportojnë se mbrojtësi ka një problem në pulpë dhe pritet që të kryejë kontrollet mjekësore për të përcaktuar kohën e rikuperimit.

Dy ndeshjet në radhë të Interit janë kundër Torinos më 13 mars dhe ndaj Fiorentinës më 19 mars, kurse më pas kampionati italian ndalet për shkak të ndeshjeve të kombëtareve. / oversport.tv