Ankth tek Interi për Brozovic dhe De Vrij, situata para derbit të Italisë

Interi po përgatitet për ndeshjen kundër Juventusit, në program për të dielën në orën 20:45. Ky duel do të transmetohet në Oversport, me koment LIVE nga “Allianz Stadium”.

Në kampin zikaltër ende ka shqetësim për mesfushorin kroat Marcelo Brozovic. Ai e bëri seancën e sotme në dy pjesë, gjysmën me grupin dhe gjysmën veç.

Te Interi ka optimizëm që Brozovic do të rikuperoher për të dielën, pas mungesave kundër Torinos dhe Fiorentinës.

Sa i takon Stefan De Vrij, holandezi është stërvitur veçmas dhe vetëm nesër mund të bashkohet një pjesë të seancës me grupin. / oversport.tv