Anthony Joshua ka mposhtur Jermaine Franklin në Londër me vendim unanim. Boksieri anglez arriti të fitojë pas 12 raundesh ndaj boksierit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Joshua u rikthye te triumfi në boksin e peshave të rënda pasi në ndeshjen e fundit që daton në gusht, boksieri 33-vjeçar u mund nga ukrainasi Oleksandr Usyk.
Në mbrëmjen mes Joshua dhe Franklin ishte i pranishëm dhe boksieri shqiptar, Jurgen Uldedaj i cili u mund nga Benoit Huber dhe regjistroi humbjen e tij të parë në arenën e boksit. /oversport.tv
Foto: Mark Robinson