Polonia mendon që tani për ndeshjet kundër San Marinos (9 tetor) dhe Shqipërisë (12 shtator), duele këto për llogari të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022.
Trajneri Paolo Sousa ka bërë zgjedhjet e tij për këto dy ndeshje dhe Federata Polake e Futbollit ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar.
Lista mund të pësojë ndryshime gjatë kësaj periudhe, pasi futbollistët janë në aktivitet dhe ndonjë mund edhe të pësojë ndonjë dëmtim.
Në listën e Paolo Sousa nuk mungon emri i Robert Lewandowski, sikurse edhe Piatek për të cilin pati kritika muajin e shkuar për shkak se vinte nga një periudhë e gjatë pa luajtur. / oversport.tv
