Antonio Conte gati të kthehet në stol, ofertë marramendëse nga Anglia

Antonio Conte është pranë rikthimit në stol. Ish trajneri i Interit është duke kërkuar një stol të ri dhe mundësia më e mirë për momentin po vjen nga Anglia. Sipas asaj që raporton “The Sun”, NewCastle po përpiqet të joshë trajnerin italian me një ofertë të lartë ekonomike për ta bërë atë të ulet në stolin e tyre.

NewCastle po mendon shkarkimin e trajnerit aktual Steve Bruce pas rezultateve të dobëta në kampionat. Pas shtatë javësh kampionat, ekipi i tij ndodhet në vendin e parafundit me vetëm 3 pikë. Për këtë aryse drejtuesit e klubit anglez po mendojnë për alternativa të tjera në stol. Kështu, emri më i përfolur është ai i Antonio Contes.

Antonio Conte u largua këtë verë nga Interi ku i ktheu ata te titulli kampion i Italisë pas 11 vitesh. Megjithatë për momentin këto janë vetëm spekulime merkatoje sepse ende nuk është bërë një lëvizje zyrtare nga ana e të dyja palëve. Conte momentalisht është opinionist në një televizion italian në pritje të aventurave të reja në stol. / oversport.tv