Antonio Conte heq nga projekti katër lojtarë, u kërkon largimin nga Tottenham

Antonio Conte ka nxjerrë jashtë projektit të tij me Tottenhamin katër lojtarë. Sipas asaj që raporton “London Evening Standard”, tekniku italian i ka bërë me dije lojtarëve të padëshiruar që të gjejnë një ekip të ri.

Bëhet fjalë për Tanguy Ndombele, Giovani Lo Celso, Serigo Reguilon e Harry Winks. Asnjë nga këta katër lojtarë nuk e kanë bindur Conten se janë të vlefshëm për ecurinë e këtij projekti.

Për rrjedhojë, ai i ka kërkuar që të gjejnë një tjetër ekip, ndërsa ofertat nuk kanë munguar. Giovani Lo Celso ndërkohë mund të transferohet në Serie A pasi klubi i Fiorentinës ka kërkuar informacione për lojtarin argjentinas. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook