Antonio Conte “peshkon” sërish në Serie A, shumë pranë marrëveshja me fantazistin  

Në merkaton e verës u konsiderua si një transferim i sigurt te Tottenham, por në fund gjithçka dështoi. Bëhet fjalë për fantazistin e Atalantës, Ruslan Malinovskyi i cili ka përfunduar sërish në radarët e Antonio Contes.

Tekniku italian e kërkon me çdo kusht lojtarin ukrainas dhe i ka kërkuar drejtuesve të klubit që ta afrojnë në merkaton e janarit. Conte shikon te Malinovskyi lojtarin ideal për skemat e tij.

Nga ana tjetër edhe ukrainasi kërkon që të largohet nga Atalanta dhe destinacioni Londinez pëlqehet prej tij. Klubet kanë nisur negociatat dhe shanset më të larta janë që Malinovskyi të transferohet drejt Anglisë. Atalanta është e hapur vetëm për shitjen përfundimtare të lojtarit dhe nuk dëshiron ta largojë në formë huazimi. /oversport.tv