Anulohet edhe Bologna-Inter, AUSL i kërkon ekipit të karantinohet  

Pas bllokimit të aktivitetit për Torinon dhe Udinesen nga autoritetet lokale, nuk do të luhet edhe sfida hapëse e javës së 20, Bologna-Inter. Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i Agjencisë Lokale Shëndetësore të Bolonjës, Paolo Bordon.

Në një intervistë për Repubblica, Bordon tha: “Është e vështirë të luajmë, po shkojmë drejt ndalimit të aktivitetin. Ndërkohë, pak më vonë vendimi erdhi edhe në formë zyrtare.

Ndërkohë, ekipi i Interit është duke udhëtuar për në Bologna, por autoritetet lokale pritet t’i kthejnë ata sërish në Milano. Bologna është futur në karantinë pas tetë rasteve pozitive në ekip dhe rrezikon gjithashtu edhe sfidën e fundjavës. /oversport.tv