Anulohet një tjetër ndeshje në Premier, covid gjunjëzon Anglinë

Një tjetër ndeshje e Premier League shtyhet për shkak të Covid-19 këtë fundjavë.

Për shkak të infektimeve të shumta dhe rasteve të fundit që kanë rezultuar pozitive është shtyrë edhe ndeshja mes Aston Villa dhe Burnley, që ishte programuar për tu luajtur sot në orën 16:00.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Në Angli për shkak të variantit Omicron janë rritur ndjeshëm infektimet dhe kjo ka ndikuar edhe në klubet e Premier League, ku shumë prej skuadrave kanë deklaruar lojtarë dhe pjesëtarë të stafit pozitiv me covid.

Kjo është është sfida e 6-të e kësaj jave në kampionatin anglez që shtyhet për shkak të covidid, ndërsa mbeten në dyshim edhe ndeshjet e mbetura të kësaj jave. / Oversport.tv