Anuloi golin e tretë të Interit, gjyqtari Sacchi rrezikon pezullimin

Interi u ndal në përballjen e mbrëmshme kundër Monzës të cilët barazuan rezultatin 2-2 në fundin e ndeshjes. Përpara se vendasit të barazonin shifrat e këtij takimi, zikaltrit shënuan një gol me anë të Acerbit të cilin nuk e quajti të rregullt gjyqtari Juan Luca Sacchi.

Ky vendim që mori arbitri kryesor, mund ta pezullojë këtë të fundit për shkak se goli i shënuar nga Interi konsiderohet i rregullt. Përpara se goditja e Acerbit t’u ndalte në rrjetë, Sacchi vërshëlleu një faull të shkaktuar nga Gagliardini në drejtim të Pablo Mari.

Sipas videove të publikuara në internet, Pablo Mari nuk është penguar nga mesfushori i zikaltërve, por nga shoku i tij i ekipit, Izzo. Nga ky rast që ka hapur shumë polemika në kampin e Interit, për gjyqtarin 38-vjeçar së shpejti do të merret një vendim. /oversport.tv

Foto: aia-figc.it