Apeli i Vidal: Futbolli është një festë sociale, jo një qendër skllavërie

Arturo Vidal ngre zërin kundër numrit të madh të ndeshjeve që duhet të zhvillojnë futbollistët në një sezon:

“Ekspozimi i zgjatur në fushë na vendos në rrezik si lojtarë dhe mund të shkurtojë karrierën e shumë kolegëve. Duhet të mendojmë, së bashku të gjithë aktorët në fushë, si mund të ulim numrin e ndeshjeve, veçanërisht për ata, si amerikano-jugorët, që duhet të udhëtojnë distanca shumë të mëdha.

Si në çdo punë tjetër, është e nevojshme alternimi i një periudhe pushimi, është edhe një çështje e shëndetit mendor. Ka kohë që jemi të njohur me këtë problem, ne lojtarët duhet të luftojmë për karrierat dhe familjet tona.

Futbolli është një festë sociale, jo një qendër skllavërie”, ka thënë mesfushori i Interit në një intervistë për sindikatën ndërkombëtare të futbollistëve (FIFPRO). / Oversport.tv