Apolonia nuk gabon në javën e 20-të të Kategorisë së Parë duke mposhtur Orikun me rezultatin minimal 1-0. Ka mjaftuar një gol i Stefano Omerit që fierakët të dalin me pikë të plota nga kjo përballje.
Pavarësisht rasteve të shumta në pjesën e parë, asnjë nga ekipet nuk arriti dot të shkundë rrjetën. Megjithatë, e njëjta panoramë nuk është në fraksionin e dytë të lojës.
Në minutën e 75-të, Stefano Omeri mposht portierin kundërshtar dhe realizon golin e vetëm të takimit. Në fund Oriku mbetet me 10-lojtarë pasi Malo ndëshkohet me karton të kuq.
3 pikë për Apoloninë që ngjitet në kuotën e 28-pikëve në vendin e shtatë, ndërsa nga ana tjetër Oriku i vendit të 12-të qëndron në kuotën e 21 pikëve. /oversport.tv