Arapi dhe Çela mund të buzëqeshin, Teuta dhe Kastrioti mund të federojnë blerjet

Java e dytë e “Abissnet Superiore” do të startojë me dy sfidat e para Kastrioti-Erzeni dhe Teuta-Bylis. Ndërkohë që për dy ekipet e Kastriotit dhe të Teutës kanë ardhur lajme të mira për sa i përket federimit të lojtarëve.

Kështu sipas burimeve pranë Oversport është zhbllokuar merkato e të dyja klubeve. Tashmë klubet kanë mundësi të federojnë lojtarët që kanë afruar gjatë merkatos së verës.

Një lajm i mirë ky për të trajnerët Arapi dhe Çela që ishin të shqetësuar për këtë situatë. Trajneri i Kastriotit Çela madje shprehu indinjatën e tij për këtë situatë në emisionin “TI BO GOL”, ku foli me tone shumë të ashpëra në drejtim edhe të klubit. /oversport.tv