Arapi: Më ngroh vazhdimësia, i vetmi peng është ndeshja me Tiranën

Teuta mposhti Egnatian dhe siguroi mbijetesën në Superiore, ndërsa pas sfidës komentoi edhe tekniku Renato Arapi. Ai foli për Supersport ku nuk e fshehu faktin se Teuta e tij nuk është ndërtuar për mbijetesë.

“Vinim pas disa ndeshjeve të mira, kemi pasur vazhdimësi, kjo më ngroh. Sot e mbyllëm një objektiv, pavarësisht se Teuta nuk ishte ndërtuar për mbijetesë, do ti bëjmë hyzmetin javëve të mbetura, pse jo për të pretenduar për vendin e katërt.

E nisëm ndeshjen shumë mirë, ekipi ka treguar vetëbesim, kjo është shumë e rëndësishme. Kemi gjetur stabilitet. Na motivon pjesa e sipërme e renditjes, janë 9 pikë në lojë, diferenca është 6 pikë. Pjesa më e madhe e lojtarëve besoj do të qëndrojnë dhe vitin tjetër, kjo është një pikënisje e mirë”.

GOLI- “Na vjen keq për golin e pësuar, sepse gjatë gjithë sezonit kemi pësuar shumë gola. Fokusin e kam vënë tek mbrojtja. Jemi përpjekur t’i marrim maksimumin lojtarëve. I kemi dhënë prioritet edhe sulmit me 2 lojtarë sulmues. Përqendrimi deri në fund akoma nuk është, ka vend akoma për t’u përmirësuar”.

VLLAZNIA-KUKËSI- “E mira është që Vllaznia-Kukësi të dalë barazim. Tirana pavarësisht se është shpallur kampion, do të mundohet të tregohet serioze deri në fund. Është shumë e rëndësishme që të formohemi nga ana psikologjike dhe të kemi vazhdimësi”.

PENGJET- “I vetmi peng është ndeshja me Tiranën. Me Vllazninë bëmë lojë të mirë, por nuk krijuam shumë. Me Tiranën I kishim mundësitë për ta fituar ndeshjen, por futbolli i tillë është, i ka të tre rezultatet”. /oversport.tv