Arapi: Teuta s’mendon për diferencën me Tiranën, nesër sfidë e bukur

Teuta përballet me Dinamon nesër në “Elbasan Arena” dhe kërkon të marrë tre pikët. Në prag të kësaj ndeshje ka dalë para mediave trajnerit Renato Arapi, i cili është optimist para sfidës me 18 herë kampionët e vendit.

“Situata është optimale, të paktën për pjesën e mungesave jemi të qetë. Mungon vetëm Daja që është me kartonë të verdhë. Atmosfera është shumë e mirë para ndeshjes me Dinamon”.

“Përballja me Shkëmbin? Të them të drejtën nuk e kisha menduar që do kishte ardhur kaq herët përballja me të. Si unë, si Bledi, jemi mësuar me sfida të reja. Mendoj se do të jetë një sfidë e bukur nesër”.

“Sigurisht që për të dyja ekipet është një situatë pak e vështirë. Unë mund të flas për ekipin tim, jo Dinamon. Pavarësisht rezultateve jo të mira, në ekip mbizotëron besimi, entuziazmi, që na jep shpresë për ndeshjen e ardhshme”.

“Në këtë moment që ndodhemi nuk duhet të mendojmë për diferencën me Tiranën e vendit të parë. Duhet të mendojmë të fitojmë ndeshjet tona, duke rritur paraqitjet tona ndeshje pas ndeshje”.

“Jemi munduar të bëjmë pak ndryshime, në mënyrën e sulmit, në manovër dhe në mënyrën se si do të bëjmë presing. Shpresojmë që t’i bëjmë ato që kemi kërkuar”.

“Normalisht gjithë këtë periudhë kemi punuar në aspektin taktik, në aspektin mbrojtës. Normalisht që edhe koha është e shkurtër. Ato 2-3 gjëra që kam kërkuar, shpresoj që lojtarët t’i kenë memorizuar dhe t’i shfaqin edhe në fushë”.

“Normalisht që kam pasur kontakte me presidentin. E mendojmë merkaton e janarit, por nuk mund të flasim për emra konkretë. Jemi të fokusuar te ndeshjet dhe te rikthimi te fitoret sa më shpejt”, tha Arapi. / oversport.tv