Arapi: Teutë më sulmuese që nga Laçi, po tentojmë diçka

Renato Arapi, trajneri i Teutës, pas fitores me katër gola ndaj Kukësit, është shprehur: “Të vjen mirë kur lojtarët të ndjekin. Gjithsesi, futbolli është i pabesë, duhet të jemi me këmbë në tokë, nga unë i pari. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për atë që dhamë sot”.

“Jemi bërë ekip më shumë sulmues që nga ndeshje e Kupës në Laç. Ndihem shumë i kënaqur. Të gjithë lojtarët u paraqitën shumë mirë, sidomos sulmuesit. Ata zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, por dhe ata që u futën nga stoli”, shtoi Arapi në “Gol pas Goli”.

“Ka qenë prioritet futja e elementit të ri. Kemi Ledio Beqjan, ndërsa sot aktivizova Kapllanin, i cili bëri shumë mirë në ato minuta që luajti”.

“Dua një ekip që të mos ketë ndryshim sjelljeje në fushë. Ky është një problem mentaliteti, të cilin po tentojmë të ndryshojmë”, përfundoi deklaratën e tij, Renato Arapi. / oversport.tv