Arbitri anglez del hapur: Jam homoseksual, kolegët janë krenarë për mua

Arbitri anglez, James Adcock ka pranuar publikisht se është gay. Në një intervistë të dhënë për “BBC”, gjyqtari foli për orientimin e tij seksual, si dhe për reagimin që kolegët e tij patën pasi morrën vesh lajmin.

“Njerëzit e dinë që jam homoseksual dhe e pranojnë atë. Unë jam me fat për reagimin e tyre. Të gjithë kolegët e mi e dinë.

Kishte nga ata kolegë që më thanë se ishin krenarë për mua dhe për faktin se po e pranoja publikisht. Sipas tyre, ky ishte një hap shumë i rëndësishëm sepse të gjithë e dimë që ka ende shumë barriera përsa i përket kësaj çështjeje. Megjithatë, unë kurrë nuk kam qenë viktimë e fyerjeve homofobike”, e mbylli fjalën e tij Adcock. /oversport.tv