Ardit Hoxhaj: I lumtur për dopietën, Balaj? Një lojtar cilësor që do na ndihmojë

Sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj, ka folur për Oversport pas dygolëshit të shënuar përballë Laçit në fitoren e skuadrës së tij.

“Jam i lumtur që shënova 2 gola. Ekipi ka marrë një formë të mirë fizike, të gjithë lojtarët po luajnë në rolet respektive shpresojmë të vazhdojmë kështu. Balaj? Është një lojtar shumë cilësor, jam i bindur që do të na ndihmojë shumë dhe shpresojmë që të arrijmë objektivat tonë.

I thashë Markut do shënoj gol me kokë sot. Nuk më markoi njeri në atë moment dhe arrita të shënoja gol me kokë. Jam shumë i lumtur për formën që po kalojmë si ekip, pasi jemi në rritje.

Koha do të tregojë se ku mund të shkojmë, por mendoj që do të jemi në garë për të dyja trofetë deri në fund të sezonit”, ka thënë Hoxhaj. /oversport.tv