Argjentina mposht minimalisht Uruguain dhe i fut më thellë në krizë

Uruguai është mposhtur me rezultat minimal në shtëpinë e vetë nga Argjentina. Ndeshja pati shumë raste, por vetëm një gol. Edhe pse kontrollin më të shumtë të topit e pati Argjentina, ishte Uruguai ai që u përpoq të sulmonte më shumë në zonën kundërshtare.

Megjithatë, golin e vetëm të takimit e shënoi Angel Di Maria. Argjentinasi shënoi një supergol pas një goditjeje nga brenda zonës që u ndal vetëm në trekëndëshin e portierit Muslera. Nga kampi tjetër, vendasit shkuan disa herë pranë golit me anë të Luis Suarez dhe Matias Vecino, por pa mundur do ta çonin topin në rrjetë.

Kështu, Argjentina forcon pozitat e saj në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa Uruguai zbret në vendin e gjashtë, zonë kjo që nuk të kualifikon për Kupën e Botës “Qatar 2022”. Kështu, Uruguai konsiderohet në krizë pasi ka vetëm një pikë në katër ndeshjet e fundit. /oversport.tv