Argjentina nderon Agueron: Çmimi prestigjioz do të mbajë emrin e tij

Argjentina ka vendosur të nderojë sulmuesin e saj Sergio Aguero. I tërhequr nga futbolli pak ditë më parë për shkak të një problemi në zemër, gjatë karrierës së tij, Kun ka lënë gjurmë në çdo ekip në të cilin ka luajtur.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

I rritur te Independiente, ishte Atletico Madrid ekipi që e solli në Europë dhe nga një lojtar premtues ai u bë menjëherë një sulmues i konfirmuar. Gjithashtu është edhe emri i Manchester City, por me kombëtaren argjentinase ai ka ndarë shumë momente të bukura duke u bërë golashënuesi i tretë më i mirë në histori.

Me 42 golat e shënuar, ai qëndron pas Gabriel Batistuta dhe Leo Messit. Kështu, Federata e Futbollit të Argjentinës ka vendosur të nderojë sulmuesin e saj legjendar. Presidenti Claudio Tapia ka konfirmuar se çmimi për golashënuesin më të mirë për Kupën e Argjentinës do të mbajë emrin e Aguero duke filluar nga edicioni i ardhshëm i turneut. /oversport.tv