Argjentina siguron biletën për “Katar 2022”, barazimi me Brazilin mjafton

 

Argjentina ka siguruar matematikisht një vend në Botërorin “Katar 2022”, pasi barazoi me Brazilin në një ndeshje që u mbylle me rezultatin e bardhë 0-0.

Skuadra e Lionel Scaloni ishte më kërkuese dhe u mundua shumë që të fitonte, por në fund nuk ia ka arritur qëllimit. Gjithsesi Argjentina tashmë konfirmohet si kombëtarja e dytë pas Brazilit që do të jetë në “Katar 2022”.

Ekuadori është skuadra tjetër që i afrohet kualifikimit. Fitorja me rezultatin 2-0 kundër Kilit rival ishte shumë e vlefshme, pasi diferenca me ta ka shkuar 7 pikë kur janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur.

Bolivia i ka dhënë një goditje të rëndë Uruguait, teksa e ka mundur me rezultatin 3-0. Arce shënoi dy herë, ndërsa Moreno realizoi një gol dhe nuk shënoi dot me penallti në fillim të pjesës së dytë. Peruja është ngjitur në vendin e pestë dhe shpreson për një vend në Botëror pas fitores ndaj Venezuelës, me rezultatin 2-1.

Kolumbi-Paraguaji 0-0

Argjentinë-Brazil 0-0

Kili-Ekuador 0-2
Shënues:
Estupinan 9’, Caicedo 90+3’

Bolivi-Uruguai 3-0
Shënues:
Arce 29’, 79’, Moreno 45’

Venezuelë-Peru 1-2
Shënues:
Machis 52’ / Lapadulla, Cueva 65’