Argjentinasi i jep fund telenovelës së kontratës, rinovon deri në 2028 me Manchester United

Manchester United ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së re me Alejandro Garnacho i cili rinovoi deri më 30 qershor 2028. Talenti argjentinas kujtojmë që ka bërë tashmë 31 paraqitje për e ekipin e parë edhe pse në moshën 18-vjeçare. Lojtari foli për median e klubit anglez pasi firmosi kontratën.
‘’Kur iu bashkova këtij klubi të jashtëzakonshëm, ëndërroja të arrija debutimin tim, të luaja në Old Trafford, të shënoja golin tim të parë dhe të fitoja trofe me këtë simbol në gjoks’’, tha argjentinasi.

‘’Ndihem shumë krenar dhe i emocionuar që kam përjetuar këto momente tashmë, së bashku me familjen time që më ka mbështetur në çdo hap. Ne jemi të gjithë të përulur që kemi këtë shan për të vazhduar rrugëtimin tonë në Manchester United dhe unë tashmë kam filluar të punoj për të arritur grupin e ardhshëm të objektivave dhe ambicieve’’, shtoi 18-vjeçari.

Kujtojmë që interesim për shërbimet e Garnacho kishin dhe klube të tjera evropiane si Bayern Munich dhe Real Madrid, por argjentinasi zgjodhi qëndrimin në ‘Old Trafford’. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Twitter