Argjentinë-Brazil: Scaloni i qetëson të gjithë: Messi do të luajë

Në ndeshjen më të luftuar në Amerikën Latine, atë midis Argjentinës dhe Brazilit, tifozët janë jo pak të shqetësuar për situatën ku ndodhet Lionel Messi. Mungesa e tij me Argjentinën do të ishte diçka e madhe për këtë ndeshje, por për të qetësuar gjithçka ka menduar vetë trajneri argjentinas Lionel Scaloni.

Gjatë konferencës për shtyp ai konfirmoi se Messi do të jetë pjesë e ekipit dhe do të aktivizohet në supersfidën e Amerikës Latine. “Është konfirmuar që Messi do të luajë nesër”- tha ndër të tjera Scaloni në fjalën e tij.

Më pas ai u ndal edhe te gjendja e Paulo Dybalas pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e fundit: “Ai kishte marrë një goditje para se të vinte në kombëtare dhe në pjesën e parë kundër Uruguait ndjeu lodhje, ndaj vendosëm ta largonim sepse nuk ia vlente rreziku. Ne presim rezultatet e analizave dhe nëse nuk ka asgjë, ai do të thirret”. /oversport.tv