Argjentinë-Brazil: Të paktën tre yje humbasin supersfidën latine

Sfida midis Argjentinës dhe Brazilit që do të zhvillohet në orët e para të ditës së nesërme ka humbur dy nga yjet e saj. Për sa i përket Brazilit, ylli i ekipit Neymar nuk do të jetë në gjendje të aktivizohet në supersfidën e Amerikës Latine. Ai pësoi një dëmtim të lehtë që do ta mbajë jashtë fushës. Tite do të duhet të bëjë edhe pas mesfushorin e Real Madrid, Casemiro për arsye skualifikimi.

Ndërkohë, tek Argjentina mungesa e sigurt është ajo e Paulo Dybalës. Ai u dëmtua në sfidën ndaj Uruguait dhe është nisur me avion privat për në Itali. Megjithatë, Lionel Scaloni ka edhe lajme të mira. Në ekip është rikthyer ylli, Lionel Messi që do të jetë në gjendje të aktivizohet ndaj Brazilit.

Argjentina dhe Brazili do të përballen në orën 00:30 të mërkurën në kuadër të eliminatoreve që të çojnë në “Qatar 2022”. Brazili mban vendin e parë me 34 pikë e ndjekur nga Argjentina me 28. Ndërkohë, nëse një nga ekipet fiton, do të jetë humbja e parë këtë edicion për ekipin tjetër. /oversport.tv