Arlind Ajeti gjen ekip pasi u largua nga Reggiana, ku u aktivizua vjet në Serie B. Mbrojtësi, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe ka qenë edhe në “Francë 2016”, ka nënshkruar me Padova.
Mediat në Itali raportojnë se mbrojtësi ka kryer vizitat mjekësore më 12 nëntor dhe tani është bashkuar me grupin e futbollistëve që drejtohen nga Pavanel.
Padova garon në grupin A të Serie C dhe synon ngjitjen në B. Ajeti konsiderohet si një afrim shumë i vlefshëm, që do ta ndihmojë skuadrën italiane për të arritur objektivin sezonal. / oversport.tv