Armando Broja i shumëkërkuar, tre klubet të tjera në Angli i vihen pas

Armando Broja ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve në Premier League. 7 gola në 21 ndeshje me Southampton dhe fakti që ka qenë një rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë nuk ka kaluar pa u vënë re.

West Ham United shfaqi interes direkt, ndërsa në media është raportuar se edhe Southampton po këmbëngul ta mbajë dhe do të ofrojë 25 milion sterlina për t’ia blerë përfundimisht klubit të Chelsea.

Gjithsesi numri i klubeve që e duan Armando Brojën është rritur ndjeshëm. “TeamTalk” raporton se janë tre klube të tjera që i janë bashkuar garës për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për Leeds United, që ka vuajtur mungesën e Patrick Bamford dhe shikon Brojën si zgjidhjen e halleve të veta. Ëolverhamton e do sulmuesin shqiptar për të rritur edhe më shumë konkurrencën në skuadër.

Everton gjithashtu i ka hedhur sytë nga Broja. Me Dominic Calvert-Lewin që mund të shitet tek Arsenali, Broja shikohet si zëvendësuesi i tij. Gjithsesi çdo klub do të duhet të bindë drejtuesit e Chelsea për transferimin e sulmuesit shqiptar. / oversport.tv