Armando Broja nuk ia del, qëndron në Angli dhe humbet Andorrën

Armando Broja ndoqi nga tribuna duelin e djeshëm kundër Anglisë në “Wembley”, ndërkohë që nuk do të jetë as në sfidën ndaj Andorrës të martën.

Sulmuesi i Southampton ka pasur një shqetësim në kavilje dhe me kuqezinjtë u bashkua vetëm një ditë para ndeshjes me Anglinë.

Trajneri Reja vendosi të mos e aktivizonte në fund dhe tashmë mësohet se nuk ka udhëtuar me Shqipërinë dhe do të fokusohet te rikuperimi i plotë. / oversport.tv