Armenia gjen trajner të ri, zyrtarizohet pasardhësi i Joaquin Caparros

Federata e Futbollit e Armenisë ka njoftuar se ka gjetur pasardhësin e teknikut Joaquin Caparros, që u shkarkua nga detyra e tij pas dështimit në edicionin e fundit të Nations League.

Trajneri i ri i kombëtares armene do të jetë ukrainasi Oleksandr Petrakov, që deri pak javë më parë ka qenë trajner i përkohshëm i Ukrainës.

65-vjeçari ka një karrierë të pasur si trajner (thuajse 30 vjeçare) dhe përgjithësisht ka punuar me ekipet kombëtare të moshave të Ukrainës. / Oversport.tv