Trajneri Armir Grima, në një prononcim për fshf.org ka folur në lidhje me dy ndeshjet zyrtare kualifikuese ndaj Kosovës dhe Belgjikës, të vlefshme për Kampionatin Botëror “Australi – Zelandë e Re 2023”.
Pavarësisht grupit të vështirë, ku Shqipëria bën pjesë, së bashku me Norvegjinë, Poloninë, Belgjikën, Kosovën dhe Armeninë, Grima u shpreh optimist dhe besimplotë se ekipi i krijuar prej tij mund t’ia dalë.
“Normalisht, duke parë grupin e vajzave, duke parë edhe ekipet me të cilat do të ndeshemi, besoj që është grup i fortë. Na presin ndeshje të forta, por gjithmonë besimi te këto vajza është maksimal. Ne do të mundohemi të bëjmë më të mirën dhe të vazhdojmë me atë rritje që ka pasur Kombëtarja e femrave këto vitet e fundit.
Realisht, nuk do kisha pasur dëshirë ta kishim Kosovën në grup. Do të ishte më mirë të ishte një grup tjetër, megjithatë, futbolli është i tillë dhe ajo që ne presim nga kjo ndeshje dhe ajo që ne kemi objektiv është normalisht fitorja, me të gjithë respektin maksimal dhe duke njohur maksimalisht mirë ekipin e Kosovës.
Jam shumë optimist, duke pasur besimin e plotë te vajzat, te grupi. Kemi vajza që po rriten dita-ditës dhe normalisht, kur rriten nga ana sportive, do të presim edhe rritjen e rezultateve në fushën e lojës. Shpresoj shumë që të jemi një surprizë e bukur te ky grup.”-ka deklaruar Grima.
16 shtator luhet përballë Kosovës në “Elbasan Arena” në orën 19.00 dhe tekniku i kombëtares së femrave fton tifozët në stadium: “Realisht, ne Elbasanin e kemi fatsjellës në ndeshjet tona eliminatore. Besoj që, tifozët nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë. Ne iu garantojmë që do të shohin një ekip të bukur, një futboll të bukur dhe besoj se ardhja e tyre në stadium do të jetë një motiv më shumë për ne për të arritur rezultatet pozitive.”
Ja dhe lista e lojtareve te grumbulluara për këto dy takime: