Arnautovic në radarët e Manchester United, Bologna ka synime të tjera

Manchester United ka shtuar interesimin për sulmuesin austriak të Bolognas, Marko Arnautovic. “Djajtë e kuq” kanë bërë një ofertë konkrete, duke i ofruar 8-9 milionë euro klubit italian për të lënë të lirë lojtarin.

Por, Bologna ka refuzuar menjëherë këtë ofertë, sepse për momentin nuk dëshiron që të largojë nga skuadra Arnautovic, duke shpresuar që anglezët të bëjnë një propozim akoma më të mirë ekonomik.

Drejtuesit e klubit kuqeblu po punojnë që të sjellin në dispozicion të teknikut Sinisa Mihajlovic, sulmuesin e Romës Eldor Shomurodov. Nëse ky operacion mbyllet me sukses (orët e ardhshme janë vendimtare), atëherë Bologna nuk do të ishte kundër largimit të Arnautovic. / Oversport.tv

Foto: Bologna Fc 1909, Twitter