Arnautovic zëvendësues i Ibrahimovic? Bologna vendos çmimin për sulmuesin

Zlatan Ibrahimovic dhe Milan do t’i japin lamtumirën njëri-tjetrit sonte në mbrëmje në “San Siro”. Kuqeiznjtë nuk do të rinovojnë kontratën e sulmuesit suedez dhe ky i fundit do të largohet si lojtar i lirë.

Milani tashmë është futur në merkato për të gjetur një zëvendësues të 41-vjeçarit. Sipas “Sportmediaset”, emri më i përfolur në kampin kuqezi është sulmuesi austriak, Marko Arnautovic.

Nëse Milani dëshiron të transferojë sulmuesin në verë, duhet t’i paguajë Bolognas një shifër jo më pak se 10 milionë euro. Në 20 paraqitje këtë sezon në Serie A, 34-vjeçari ka bërë mjaft mirë duke shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë. /oversport.tv