Aromë “EURO 2020”: Mbrëmja për Itali-Spanjë, si do rreshtohen skuadrat

Sot do të luhet gjysmëfinlja e parë e Nations League. Kompeticioni na ka rezervuar një super sfidë midisi Italisë dhe Spanjës. Kështu të dyja ekipet kanë bërë përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes që do të zhvilloht sot në orën 20:45 në San Siro.

Siç raportojnë mediat e huaja, trajnerët duket se kanë shumë pak dyshime mbi formacionet startuese që do të hedhin në fushë.

Përsa i përket Italisë portën do ta mbrojë gardiani i PSG, Donnarumma. Në qendër të mbrojtjes do të rreshtohen Bonucci dhe Bastoni të cilët do të ndihmohen në krah nga Di Lorenzo dhe Emerson.

Mesfusha do të jetë e njëjta si në europian me treshen, Barella, Jorginho dhe Verrati.

Përsa i përket mungesave në sulm Mancini duket se ka vendosur të luaj pa një sulmues të deklaruar. Insigne do të vendoset në krye të sulmit me Chiesa dhe Pellegrini që do të rreshtohen në dy linjat anësore të repartit.

Ndërkohë Porta e Spanjës  do të mbrohet nga Unai Simon.

Katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Pau Torres dhe Laporte në qëndër ndërkohë që vijën anësore do ta mbrojnë Azpilicueta dhe Reguilon.

Në treshen e mesfushës, Busquets do të qëndroj përpara mbrojtjes me Koke dhe Mikel Merino që do të mbulojnë dy pozicionet e tjera në mesfushë.

Sulmi do të përbëhet nga treshja Ferran Torres, Sarabia dhe Oyarzabal.

Kështu Spanja do të shkojë në Milano për të marr hak ndaj Italisë pas humbjes që i shkaktoi në gjysmëfinalen e Euro 2020. Italia nga ana tjetër kërkon të konfirmojë edhe një herë ecurinë pozitive. /oversport.tv