Arrestimi i Mason Greenwood, Nike “braktis” yllin e Manchester United

Mason Greenwood e ka zhytur veten në telashe të mëdha. E dashura e tij, Harriet Robson, e denoncoi një ditë më parë për ushtrim dhune, teksa publikoi foto dhe audio në rrjetet sociale.

Manchester United e pezulloi pa ata menjëherë, ndërsa më pas edhe policia e Manchester reagoi dhe e arrestoi futbollin e “Djajve të kuq” dhe Anglisë.

Greenwood e ka arrestuar si të dyshuar për dhunë dhe përdhunim dhe tani Nike ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me futbollistin.

Kompania e madhe ka deklaruar për BBC: “Kemi pezulluar marrëdhëniet tona me Greenwood. Jemi thellësisht të shqetësuar nga akuzat ndaj tij. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën”. / oversport.tv