Arrestohet futbollisti në Paris, i gjejnë 100 kg kokainë në valixhe

Duket si një histori filmash, por në fakt është një histori e vërtetë. Futbollisti i kombëtares së Martinikës, Jean-Manuel Nedra, që aktivizohet me skuadrën Aiglon du Lamentin FC në kampionatin vendas zbarkon në aeroportin “Charles De Gaulle” të Parisit bashkë me të fejuarën e tij në ditën e ndërrimit të viteve.

Dukej si një pushim romantik i zakonshëm për të festuar ardhjen e vitit të ri, por në fakt nuk është kështu. Kur doganierët i kërkojnë mesfushorit që të hapë bagazhet, gjejnë 100 kg kokainë të fshehur në valixhet e çiftit.

“Nuk e dimë shkallën e përfshirjes, por dimë vetëm që një futbollist i yni është arrestuar për kontrabandë droge”, ka deklaruar një drejtues i klubit. Jean-Manuel Nedra është arrestuar dhe ka kaluar vitin e ri në burg. / Oversport.tv