Arrestohet ylli i Premier League, akuzohet për ngacmim seksual

Një futbollist i Premier League është arrestuar për sulm seksual në një klub nate. Bëhet fjalë për një futbollist të Brighton & Hove Albion në të 20-at dhe një burrë tjetër në të 40-at, sikurse njofton policia, që nuk zbulon emrat e të arrestuarve mëngjesin e sotëm.

Online është duke qarkulluar një video e momentit të arrestimit dhe nga pamjet duket sikur është Yves Bissouma, mesfushori që Liverpool e ka në plane ta transferojë në janar.

Ende nuk është konfirmuar se bëhet fjalë për 25-vjeçarin nga Mali. Në Premier League janë disa lojtarë që kanë akuza të ngjashme, mes tyre edhe futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy. / oversport.tv