Arrihet marrëveshja, Erzeni forcon repartin e sulmit me talentin nga Kosova

Erzeni po mendon të forcojë ekipin në këtë merkato dimërore për të vazhduar luftën për një vend në Kupat e Europës. Drejtuesit kërkojnë t’i japin trajnerit Kapllani një skuadër edhe më shumë konkurruese dhe shijakasit janë pranë një tjetër afrimi.

Këtë herë bëhet fjalë për talentin Shefki Aliti. Burime pranë Oversport zbulojnë se palët janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes dhe Aliti pritet të veshë fanellën e Erzenit në ditët në vijim.

Aliti është 19-vjeç dhe luan si sulmues i djathtë. Ai është formuar tek Akademia 2 Korriku në Kosovë dhe kjo do të jetë eksperienca e tij e parë në “Abissnet Superiore”. /oversport.tv