Arrihet marrëveshja, Lautaro Martinez gati të rinovojë me Interin

“Martesa” e Interit me Lautaro Martinezin është e prirur që të zgjatet edhe më shumë. Sipas “Gazzetta dello Sport”, drejtuesit zikaltër janë takuar me agjentin e lojtarit për të diskutuar mbi një rinovim të mundshëm të kontratës.

Ajo që raportohet nga Italia është se të dyja ekipet janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje. Kështu, Lautaro do të rinovojë kontratën me klubin nga Milano.

Ai do të përfitojë 6 milion euro në sezon, në një kontratë që do ta mbajë lidhur me Interin deri në vitin 2026. Përsa i përket zyrtarizimit, pritet të ndodhë përpara ndeshjes me Juventusin në Serie A. /oversport.tv