Arrihet marrëveshja me Leeds, Raphinha blerja e re e Barcelonës

Sipas asaj që shkruan “Marca” është arritur marrëveshja mes Barcelonës dhe Leeds për transferimin në Spanjë të Raphinha.

Kostoja e operacionit është rreth 55 milionë euro pjesa fikse si dhe disa bonuse që mund të çojnë shifrën totale të transferimit në 70 milionë euro.

Braziliani kishte arritur më parë akordin personal me spanjollët. Shumë shpejt pritet që Raphinha të bëhet blerja e tretë e Barcelonës këtë verë, pas Kessie dhe Christensen. / Oversport.tv

Foto: Leeds United, Facebook