Arrihet marrëveshja mes klubeve, Sterling pranë transferimit te Chelsea

Sipas asaj që shkruan “Sky UK”, gjatë këtyre orëve po merr jetë transferimi i Raheem Sterling nga Manchester City te Chelsea.

Klubi londinez, që tashmë zotërohet nga Todd Boehly, ka arritur marrëveshjen me kampionët e Anglisë për transferimin e sulmuesit anglez në “Stamford Bridge”.

Në arkat e skuadrës së drejtuar nga Guardiola do të shkojnë 50 milionë stërlina, ndërsa edhe vetë lojtari është dakord që të transferohet nën urdhrat e teknikut Thomas Tuchel. / Oversport.tv

Foto: Manchester City Facebook