Arrihet marrëveshja mes klubeve, United bën të vetin talentin e Chelsea

Sipas “The Athletic”, Chelsea dhe Manchester United kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Mason Mount, që do të jetë lojtari më i ri i “djajve të kuq”.

I gjithë operacioni është mbyllur për 60 milionë stërlina (rreth 70 milionë euro). Chelsea do të arkëtojë menjëherë 55 milionë, ndërsa 5 të tjera do të paguhen më vonë.

24-vjeçarit Mount, që është rritur te skuadrat e moshave të “bluve” të Londrës, i skadon kontrata me Chelsea në vitin 2024. / Oversport.tv