Arrihet marrëveshja, Radu qëndron edhe një vit tjetër te Lazio

Stefan Radu do të vazhdojë të veshë fanellën e Lazios edhe sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi rumun ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit kryeqytetas për të rinovuar kontratën që skadonte në 30 qershor.

Radu do të firmosë një kontratë 1-vjeçare, duke vazhduar kështu karrierën për të 16-tin vit radhazi në kryeqytetin italian.

Mungon vetëm zyrtarizimi dhe depozitimi i kontratës së re në Lega Serie A, por tashmë është e sigurt që mbrojtësi do të veshë fanellën bardhekaltër edhe sezonin 2022/2023.

Rumuni mund të përmirësojë rekordin e tij, pasi është lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me Lazion në histori, 424 ndeshje. Radu u bashkua me bardhekaltërit në vitin 2008. / Oversport.tv