Arrihet marrëveshja, Romagnoli zgjedh të vazhdojë karrierën me Lazion

Pas Nicolò Casale, Lazio shton radhët e saj me një tjetër mbrojtës. Është arritur marrëveshja me Alessio Romagnolin, që ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Romë.

Ish-kapiteni i Milanit do të firmosë një kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë rreth 3.4 milionë euro në sezon bashkë me bonuse, që kanë të bëjnë me kualifikimin në Kupat e Europës ose fitimin e titullit kampion.

Mbetet për tu zgjidhur edhe detajet e fundit dhe më pas Lazio do të vendosë datën kur do të kryhen vizitat mjekësore dhe do të hidhet firma në kontratë.

Romagnoli do të bëhet blerja e pestë e bardhekaltërve këtë verë, pas afrimit të Casale, Marcos Antonio, Cancellieri dhe Mario Gila. / Oversport.tv