Arrihet marrëveshja, Tirana afron një mbrojtës nga Maqedonia e Veriut

Tirana është shumë pranë një tjetër afrimi në merkaton e verës. Këtë herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur marrëveshje me 22-vjeçarin e Maqedonisë së Veriut, Besir Iseni.

Sipas asaj që raporton media maqedonase, infosport.mk, Iseni ka arritur marrëveshjen dhe do të veshe fanellën bardheblu për sezonin e ardhshëm. Iseni aktivizohej te Struga Trim Lum dhe është mbrojtës krahu.

22-vjeçari pritet të vijë në Tiranë në orët në vazhdim ndërsa do t’i bashkohet ekipit dhe do të jetë gati për aventurën në Champions League me bardheblutë. /oversport.tv