Arrihet marrëveshja, Trippier është shumë pranë Newcastle

Kieran Trippier mund të jetë blerja e parë me peshë e Newcastle. Mbrojtësi anglez pritet të kalojë te “qymyrxhinjtë” në këtë sesion merkatoje nga Atletico Madrid.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, të dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e mbrojtësit. 31-vjeçari pritet kështu të jetë blerja e parë e pronarëve arabë te Newcastle.

Për sa i përket shifrave, Trippier do të kalojë te Newcastle për 15 milionë euro. Kjo është edhe shuma që Atletico dhe klubi anglez kanë rënë dakord për të transferuar lojtarin përsëri në ishull. /oversport.tv