Arritet marrëveshja Neymar-Barcelona, braziliani kërkon ndarjen me konsensus nga PSG

Neymar është shumë pranë rikthimit te Barcelona. Janë të bindur në Spanjë, madje mediat iberike janë të sigurta që është arritur marrëveshja mes brazilianit dhe klubit blaugrana.

Sulmuesi ka pranuar të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit, ku do të përfitojë 13 milionë euro në sezon.

Neymar, që nuk bën më pjesë në planet e PSG, ja nisur kontaktet me klubin francez për prishjen konsensuale të kontratës.

Braziliani, që u transferua në Francë nga Barcelona për 222 milionë euro në vitin 2017 ka edhe 2 vite kontratë me parisienët. /Oversport.tv