Arriti marrëveshjen për transferimin e tij, Barcelona rrezikon të humbasë talentin brazilian

Barcelona arriti të sigurojë shërbimet e talentit Vitor Roque nga Athletico Paranaense. Talenti 18-vjeçar brazilian do të bëhet pjesë e katalanasve verën e vitit të ardhshëm.

Edhe pse u arrit një marrëveshje me klubin brazilian, transferimi i Vitor Roque te Barcelona është vërtetë në rrezik. Siç raporton “AS”, thuhet se klubi blaugrana po vonon në dërgimin e dokumenteve në klubin brazilian.

Këta të fundit tashmë i kanë dhënë një ultimatum spanjollëve për të sjellë dokumentet. Roque është një talent që ka bërë bujë këtë sezon në Brazil duke arritur të realizojë 7 gola në 13 paraqitje në kampionat. /oversport.tv

Foto: Athletico Paranaense, Facebook