Arrivabene: Do bëjmë merkato që të mbyllim sezonin më mirë se këtë vit

“Sigurisht që fitorja është e vetmja gjë që vlen, por edhe kualifikimi në Champions League vlen gjithashtu. Do të bëjmë ndërhyrje në merkato që të mund të mbyllim sezonin më mirë se këtë vit”, ka thënë CEO i Juventusit, Maurizio Arrivabene.

Paulo Dybala dhe Federico Bernardeschi nuk kanë rinovuar me bardhezinjtë, por edhe Morata nuk do të veshë fanellën e Juventusit në sezonin 2022/23.

“Me Cristiano Ronaldo fituam dhe na solli shumë vëmendje në arenën ndërkombëtare. Sot duhet të gjejmë mënyra të reja, por jo vetëm në anën sportive”, ka thënë Arrivabene. / Oversport.tv