Arsenal mirëpret rikthimin e Wilsher, Arteta: Dyert për të janë gjithmonë të hapura

Jack Wilshere është pa ekip, që prej largimit nga Bournemouth në fund të sezonit 2020-2021. Trajneri i Topçinjve, Mikel Arteta, insiston se tek Arsenali janë dyert e hapura për të mirëpritur Wilsher.

Mesfushori e nisi tek Arsenal në vitin 2008, duke u konsideruar si një ndër talentet më të mira të gjeneratës së tij, nën udhëheqjen e Arsene Wenger.

Sidoqoftë, dëmtimet e penguan atë të arrinte potencialin e tij të plotë dhe u largua nga klubi në vitin 2018, para se të vazhdonte të rimerrte formën te West Ham dhe Bournemouth.

Momentalisht, Ëilshere është futbollist i lirë dhe po shqyrton të gjitha mundësitë në tryezë. Fantazisti me përvojë, ende nuk ka gjetur një punëdhënës të ri dhe është stërvitur me Calcio Como në Seria B, për të ruajtur formën fizike.

“Me kënaqësi do të bashkohesha me një klub Italian, menjëherë nëse më jepet mundësia”, tha ai për Gazzetta dello Sport në fillim të këtij muaji. / oversport.tv